Kronike
Vodhën ndihmat, në pranga 4 punonjës të bashkisë…
Vodhën pakot me ndihma për qytetarë, arrestohet 4 punonjës të bashkisë Pogradec.
Në pranga Reshit Fraholli, Raif Muçka, Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakoja e fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes.
Vodhën duke shpërdoruar detyrën, pako me ndihma të dhuruara për qytetarët, vihen në pranga 4 punonjës të bashkisë Pogradec, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen pakot e vjedhura dhe automjeti me të cilin do të transportoheshin.
Nisur nga një video e publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin punonjës të bashkisë Pogradec që vidhnin pako me ndihma të dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit, menjëherë specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan veprimet për verifikimin e rastit dhe për identifikimin e personave përgjegjës. Nga provat e grumbulluara dhe nga hetimet e mëtejshme të kryera, u bë i mundur dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– R. F., 58 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec;
– R. M., 58 vjeç, banues në Pogradec;
– B. Xh., 35 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec;
– M. M., 35 vjeç, banues në fshatin Çervenakë, Pogradec.
Këta shtetas, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin do të transportoheshin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.