Connect with us

Aktualitet

Hoxha: Vis Martinaj e vuri politikën në shërbim të krimit

Sipas Artan Hoxha, Ervis Martinaj ka qenë një nga personazhet me të rëndësishëm në këtë vend në botën e botës së krimit. Hoxha ka shtuar se Vis Martinaj ka bërë një revolucion në botën e krimit të organizuar për shkak se ai bëri një kombinim të krimit, biznesit, dhe politikës. Sipas Hoxhës, Ervis Martinaj i vuri institucionet në shërbim të krimit të organizuar, pasi arriti të korruptonte figura të rangut të lartë.

“Ervis Martina, prishi kufijtë se ku fillonte biznesi dhe se ku mbaronte. Ishte personi që prishi kufijtë se ku fillonte politika dhe ku mbaronte. Krijoji infrastrukturë dhe evoluimin e botës së krimit në Shqipëri” tha Artan Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha thekson se ekzekutimet e ndodhura gjatë muajve të fundit kanë bërë një të tronditet nga themelet hierarkia e krimit në vend.

Sipas tij, gjithçka që nisi në vitin 2018 duket se është finalizuar gjatë kësaj vere dhe gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në vendin tonë.

“Unë e kam thënë edhe më herët. Po ndodh një reformë në krimin e organizuar. Tani është duke ndodhur kalimi nga një etapë e mëparshme e krimit në një etapë tjetër. Tani, gjatë kësaj vere po finalizohet ajo që nisi në vitin 2018. Kaq e redësishme është ajo që ka ndodhur këtë verë e bën të zymtë situatën në Shqipëri. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në Shqipëri”, tha Hoxha.

“Po ndodh një tërmet në botën e krimit të organizuar. Kjo verë ishte një vijë demarkacioni mes periudhës së mëparshme dhe periudhës së ardhshme”, tha Hoxha. Ngjarja më e bujshme e kësaj vere është zhdukja e Ervis Martinajt.

Prokuroria po tenton të zbërthejë “puzzle-in” mbi zhdukjen e tij që prej fillimit të këtij muaji, ndërkohë që të dhënat e siguruara nga dëshmitë e personave të fundit që kanë patur kontakt me të janë të vakëta.

Gazetari Artan Hoxha ka folur ne lidhje me numrin e madh të të vrarëve gjatë muajve të verës në Sjhqipëri. Bëhet fjalë për 25 të vrarë brenda pak javësh në vendin tonë, gjë që ka tronditur vendin.

Bëhet fjalë për një bilanc lufte me motive të ndryshme, siç janë atentatet për larje hesapesh apo hakmarrjes me grupeve kriminale apo zhdukje personash, siç është rasti i Ervis Martinajt.

Hoxha tha se janë dy periudha përgjatë vitit kur ndodhin më shumë vrasje në Shqipëri. Sipas tij, periudhat më problematike janë ajo mes gjysmës së dytë të korrikut dhe muajit gusht si edhe pushimet e fundvitit.

Është kthyer në një lloj tradite tani në Shqipëri që vrasjet më të bujshme ndodhin gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe gjithë gushtin si edhe gjatë pushimeve të fundvitit. Këtë e tregojnë statistikat. Kjo ndodh pasi gjatë kësaj periudhe ka një rritje të numrit të njerëzve që qarkullojnë në vend. Gjatë kësaj periudhe futen shumë njerëz, ndërkohë që edhe elementët kriminalë ulin vigjilencën dhe aty goditën”, tha Hoxha.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *