Aktualitet
Amerika është këtu…’bishat’ mbi sheshin ‘Skënderbej’
Dy avionë gjigantë “B52” të SHBA-ve do të fluturojnë paraditen e datës 22 gusht mbi sheshin Skënderbej me qëllim nderimi ndaj shqiptarëve në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane shprehet se do të njoftohet edhe ora e saktë e fluturimit të tyre, ndërkohë që fton qytetarët që të shohin spektaklin që do të dhurojnë dy avionët gjigantë që SHBA-ve.
Njoftimi i plotë
Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë B-52 nga sheshi Skënderbej të hënën, më 22 gusht. Do të njoftojmë orën e saktë këtu në faqen tonë të hënën në mëngjes! Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100 vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s. Aeroplanët B-52, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë. Dhe nëse doni të mësoni më shumë rreth këtyre avionëve të jashtëzakonshëm.