Aktualitet
FOTO/ Këta janë viktimat e ngjarjes së rëndë në Tiranë
Ky është çifti Dritan dhe Nora Muskurti që mbetën të vrarë ditën e sotme. Ata u vranë nga vëllai i viktimës, Arsen Muskurti i cili më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë një konflikt i hershëm për pronat mes dy vëllezërve. Policia ka shpërndarë dhe foton e autorit të ngjarjes Arsen Muskurti.
Ngjarja ka nisur fillimisht si një debat verbal mes dy vëllezërve për shkak të konfliktit për një pronë të përbashkët. Debati është zhvilluar në një lokal në këtë rrugë dhe është zhvendosur në një agjenci, prona për të cilën u bë dhe sherri. E pikërisht në pronën për të cilën kishin konflikt, Arsen Muskurt vrau të vëllanë e gruan e tij.