Kronike
Zbardhet MOTIVI i krimit të dyfishtë në Tiranë
Zbardhet shkaku i konfliktit që ditën djeshme çoi në vrasjen e Dritan Muskurtit dhe bashkëshortes së tij nga Arsen Muskurti, vëllai i viktimës.
Mësohet se viktima Dritan Muskurtu kishte dorëzuar në gjykatë kërkesë për urdhër-mbrojtje nga vëllai, e cila i ka rënë në short për ta gjykuar Majlinda Doga gjyqtare.
Dje, fletëthirrja nga gjykata i ka shkuar 38-vjeçarit Arsen Muskurti dhe kjo duket se e ka tensionuar edhe më shumë situatën dhe menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen nga gjykata Arsen Muskurti ka shkuar te agjencia ku ndodhej vëllai dhe kunata e tij dhe i ka vrare me armë zjarri.
Ata kanë pasur shumë probleme konflikte për një kohë të gjatë ndërmjet njeri-tjetrit për pronësinë e agjencisë turistike.