✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Koshat në flakë tek “21 dhjetori”/ Protesta bllokon qarkullimin

Protesta në Tiranë është shtrirë edhe në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, ku protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Ky zhvillim vjen në një ditë kur tubimet janë zhvendosur në disa pika të kryeqytetit. Përveç zonës së “21 Dhjetorit”, protestuesit janë grumbulluar në lulishten e sheshit “Skënderbej”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në afërsi të Bashkisë së Tiranës.

Djegia e koshave dhe bllokimi i rrugës kanë krijuar pengesa për lëvizjen e automjeteve në kryqëzim, ndërsa protesta vijon në disa zona të qytetit, pas përplasjeve të mëparshme mes protestuesve dhe policisë.

Advertisement