Connect with us

Rajon

Greqi/ Shqiptari përdhunon dhe kërcënon ish-gruan

Ajo u divorcua katër vjet më parë për të hequr qafe shtypjen, por nuk mundi të hiqte qafe praninë dhe brutalitetin e tij. Një grua 43-vjeçare me banim në Skiathos është përdhunuar nga ish-bashkëshorti i saj 45-vjeçar. Ajo dy ditë më parë ka kaluar nga dera e policisë për të bërë padi pasi shqiptari ndodhej jashtë derës së shtëpisë së saj dhe e kërcënoi se do ta vriste.

Në dëshminë e saj ajo tregoi në polici se më 26 gusht ai e kishte përdhunuar në shtëpinë e saj. Ditën e djeshme dhunuesi u dërgua në gjykatë me pretendimin se seksi me ish-bashkëshorten ishte konsensual, ndërsa ajo u ankua se ai e kishte dhunuar në shtëpi duke përdorur dhunë dhe kërcënime. Ai mohoi të ketë kërcënuar për ta vrarë ose të ketë krijuar ndonjë incident jashtë shtëpisë. 40-vjeçarja nënë e një fëmije të vogël do t’i nënshtrohet analizave dhe prokurori ka urdhëruar ekspertizën paraprake, ndërsa u bë e ditur se 45-vjeçari shqiptare ndodhet ilegalisht në Greqi.

Advertisement