Kronike
7 plumba në trup/ Nga kush u pre në besë Ismet Çekorja
Ismet Çekorja është vrarë mesditën e sotme në lagjen Kiras në Shkodër. 57-vjeçari Ismet Çekorja, është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar. Por ende nuk dihet se si, pasi është ekzekutuar vetëm disa metra jashtë shtëpisë.
“Karremi” mund ta ketë marrë në telefon, ose mund ta ketë thirrur jashtë oborrit, por ende nuk dihet nëse i njëjti person është edhe ekzekutori i tij. Deri më tani mendohet se ekzekutori i 57-vjeçarit ishte një person i vetëm.
57-vjeçari u sulmua me breshëri arme zjarri, por mori 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat i kushtuan edhe jetën. Ndërkohë që aktualisht Policia e Shkodrës ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe pyeti dëshmitarë në zonë për identifikimin dhe më pas arrestimin e vrasësit. Por deri më tani Policia ende nuk e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje.
Ismet Çekorja është babai i Bajrma Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. Disa ditë para vrasjes, vetë viktima doli në një deklaratë për mediat mohoi përfshirjen e djalit të tij në plagosjen e Bruçit. Çakorja nënvizoi se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.
Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin Policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.