Bota
Nice, nis gjyqi gjashtë vjet pas sulmit terrorist
Gjashtë vjet pas sulmit në Nice, ka ardhur koha për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Gjyqi ndaj 8 të akuzuarve do të nisë më 5 shtator në Gjykatën Speciale të Assizes në Paris, në të njëjtën sallë ku u zhvilluan edhe seancat e gjyqit për sulmet e 13 nëntorit disa javë më parë.
Pavarësisht se i akuzuari përgjegjës u vra nga policia gjatë sulmit, palët civile shpresojnë të gjejnë drejtësi.
Gjashtë vjet pas sulmit në Nice, kërcënimi terrorist mbetet shumë i lartë në Francë. Këtë e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, i cili deklaroi se vetëm në vitin 2021 në Francë janë zbuluar dhe shmangur gjashtë sulme terroriste.