Connect with us

Kosova

Ana Bërnabiç viziton Kosovën

Mes pankartave ku shkruhej, “Presidentin Aleksandër Vuçiç e kemi në anën tonë” dhe “Ne nuk i druhemi asgjëje”, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç mbërriti në Mitrovicë të Veriut. Ajo u prit nga përfaqësues të ‘Listës Serbe’, si dhe nga përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Kjo është vizita e parë e Bërnabiç në Kosovë qëkurse është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.

Gjatë qëndrimit ajo do të vizitojë komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçanin dhe Leposaviçin, ku popullata shumicë është serbe.

Kryeministrja Brnabiç gjatë fjalimit të saj duke iu drejtuar qytetarëve tha se dëshironte të përcillte mesazhe paqeje, stabiliteti dhe tolerance.

“Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi, stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandër Vuçiç, që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi. Gjithnjë do të mund të mbështeteni në Serbinë tuaj”

Bërnabiç tha gjithashtu se “provokimeve të fundit më 31 korrik, kemi arritur të ruajmë qetësinë. Interesi i popullit serb është paqja dhe stabiliteti. Në pesë vitet e fundit kemi investuar shumë më tepër se në vitet e kaluara”.

 Më herët Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë,  në veri të vendit, teksa tha se  ajo nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.

 Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se vizita e Bërnabiqit do të zgjasë 72 orë, “sipas marrëveshjes për vizita zyrtare”.

 

Advertisement