Connect with us

Kronike

Vrau vëllain dhe kunatën, autori i krimit: E meritonin

Arsen Muskurti, personi i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij në Tiranë ka treguar para grupit hetimor se nga nisën problemet mes tyre. Autori, tashmë i lënë në masën ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Tiranës, tregoi se ditën e krimit shkoi në agjensi duke i kërkuar llogari të vëllait se përse e shantazhon atë dhe familjen. ‘Du me e bë’-iu drejtua Alban Muskurti, të vëllait, përgjigje kjo që bëri që autori të qëllonte me armë duke lënë çiftin të vdekur. Më pas, autori tregon se nuk mban mend asgjë se çfarë ka bërë më tej.

Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam patur problematika te vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat”, shpjegon autori i dyshuar. Hetuesit janë duke i marrë me rezerva deklarimet e tij, derisa përmes dëshmive dhe provave të tjera t’i sqarojnë ato.

Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar.
Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe I thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën. Ai mu përgjigj me fjalët “du me e bë”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di c’kam bërë me tej. Jam larguar për tek dyqani im që e kam aty pranë dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në Rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam thirrur avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash.’- është dëshmia e Muskurtit, e zbardhur nga ‘Balkanweb’.

38-vjeçari Arsen Muskurti vrau më 30 gusht Alban dhe Nora Muskurtin brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat. Muskurti u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Advertisement

TRENDING