Kosova
Beogradi – Kurtit: Mendo dy herë para se të tregosh muskujt
Kurti: Serbia po dobësohet, Beogradi: Mendo dy herë para se të tregosh muskujt
Drejtori i së ashtuquajturës Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petar Petkoviç, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili tha se “sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet”.
Petkoviç në një reagim për media ka deklaruar se Albin Kurti “është i fortë vetëm në prishjen e marrëveshjeve, retorikën antiserbe, shkeljen e të drejtave njerëzore dhe politike të serbëve, popullzimin dhe demagogji”
“Kur Albin Kurti mundohet të tregojë muskujt ndaj serbëve të Kosovës dhe Beogradit zyrtar, duhet të mendojë dy herë, sepse nuk do t’i sjellë asgjë të mirë, as nuk do t’i zgjidhë problemet e tij me kufizimet e energjisë elektrike, grevat e arsimtarëve, qytetarët e pakënaqur të cilët çdo ditë shprehin rebelim social në gjithë Prishtinën”, thuhet në deklaratën e Petkoviç, I cili gjithashtu pyeti – Për çfarë demokracie flet Kurti kur dhunuesi i një vajze të mitur nga Kosova të marrë të njëjtin dënim me burg si i riu serb që donte të festonte Vidovdanin”
“Nuk ka dyshim se Kurti e sheh me zili se si Beogradi ishte qendra e nismës së Ballkanit të Hapur, se mijëra serbë në veri të Kosovës e pritën me krenari kryeministren e tyre Ana Brnabiç dhe se gjatë vizitës së Erdogan në Beograd u premtua blerja e dronëve Bajraktar”, thuhet në reagimin e Petkoviç, reagim I cili vjen pas deklaratës së Kryeministrit kosovar.
‘Rregulli që nxënësit shqiptarë të Preshevës i detyron ata të këndojnë himin serb në shkolla, ka të bëjë me dobësimin e Serbisë karshi Kosovës dhe egërsinë që lind prej kësaj. Është një lloj agresiviteti i shtuar i Serbisë. Duhet kuptuar përbrenda dobësimit të saj në përgjithësi”, tha Kurti.