Lifestyle
Makarona Me Kungulleshka dhe Hudhër – Dreka e Shpejtë
Makaronat janë një ushqim i shijshëm që shuan shumë nepse të njeriut.
Ato janë kryesisht karbohidrate por përmbajnë edhe sasi të mira fibre dhe proteine.
Përveç tyre, makaronat përmbajnë edhe kalçium, magnez, hekur, zink dhe disa vitamina të kompleksit B.
Sasia e shëndetshme e makaronave që një njeri mund të konsumojë është 90-100 gramë, ose një pjatë.
Në mënyrë që makaronat të bëhen disi më të shëndetshme, ato duhen kombinuar me mish pule (bazë proteine) por edhe perime.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni si të përgatisni krejt lehtë në shtëpi një pjatë makarona të ngrohta me hudhër, kungulleshka, djathë e borzilok.
Kjo pjatë fantastike është shumë kremoze dhe të shkrihet në gojë.
Kungulleshkat janë dy perime të mira të cilat i shtojnë aspektin e shëndetshëm kësaj pjate me karbohidrate.
Kjo pjatë duhet servirur e ngrohtë dhe krahas një sallate jeshile të mirë.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën e përgatitjes.
Përbërësit:
200 gramë makarona
4 lugë gjelle gjalpë,
4 thelbinj hudhër të grirë iimët
Gjysëm luge çaji spec djegës
2 kungulleshka të prera në copa të vogla
Lëkura e një limoni
4 lugë gjelle krem pana
Gjysëm filxhan çaji djathë parmixhan të grirë,
Piper të zi dhe borzilok të freskët
Përgatitja:
Vendoseni tenxheren me ujë në zjarr.
Shtoni kripën dhe kur uji të marrë valë hidhni makaronat
Hiqini makaronat pak para zierjes përfundimtare
Vendosni tenxheren sërish në zjarr dhe hidhni një lugë gjalpë.
Shtoni hudhrën dhe specin djegës dhe kavërdisini për 30 sekonda.
Më pas shtoni copat e kungulleshkave dhe përziejieni herë pas here deri sa ato të zbuten dhe lëngu të ketë kulluar për rreth 5-7 minuta.
Shtoni lëkurën e limonit dhe pas disa sekondash shtoni 3 lugët e mbetura të gjalpit, kremin pana dhe pjesën më të madhe të djathit.
Hidhni makaronat, shtoni edhe pak kripë dhe piper dhe përziejini të gjitha së bashku.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe sipër makaronave shtoni djathin e mbetur dhe pak borzilok.
Makaronat serviren të ngrohta./AgroWeb.org