Connect with us

Politike

Spiropali-Berishës: Shkrepe 1800 plumba…, Spaho: Ty nuk të vret, nuk vlen

Me akuza dhe kundër akuza ndërmjet mazhorancës dhe opozitës e me tone të larta është shoqëruar seanca plenare ditën e sotme në Kuvend. Përplasja nisi mes ish-kryeministri Sali Berisha i cili hodhi akuza ndaj qeverisë se nuk po mbështet qytetarët në krizën ekonomike e kryesisht mësuesit, ndërsa sipas tij çdo sektor po rrënohet dhe bëri thirrje për greva e protesta.

Përgjigjen e mori nga ministrja e për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila i kujtoi Berishës fjalën e një zonje në takimin e tij, që i mori leje për të vrarë Edi Ramën. Spiropali, tha se patjetër u sepse ky është monopol i tij, për të dhënë leje për të vrarë. Sipas Spiropalit, ai ka zbrazur 1800 plumba në bulevard.

Në mbrojtje, Berishën e mori Edmond Spaho, ku për habinë e deputetëve në Kuvend, e thelloi akuzën e tij, duke ju drejtuar ministres se ‘pa merak se ty nuk të vret njeri se nuk vlen’.

Seanca plenare nisi me debate për Reformën në Drejtësi ku u përplas PD me qeverinë në Kuvend. Ishte deputetja e PD-së Jorida Tabaku e cila tha se të rinjtë po largohen nga ky vend pasi drejtësia e vonuar po u vret shpresën. Tabaku ngriti pyetje për SPAK, se në çfarë faze janë për hetime për aferën e inceneratorëve apo dosje të tjera.

Deputetja demokrate u ndal edhe tek sulmet që qeveria ka bërë ndaj SPAK, por veç sulmeve, është një pjesë tjetër e politikës, thotë Tabaku, pa përmendur emra, që kërkon ta intimodojë këtë institucion të drejtësisë që mos të hetohen akuzat ndaj tyre.

‘Nuk është rastësore e gjitha kjo! Pasi qeveria ka zgjedhur që ta sulmojë SPAK ndërkohë që pjesa tjetër e politikës kërkon të intimidojë SPAK që mos të hetohen akuzat ndaj tyre. Nuk ka një shoqëri të shëndetshme, as një shtet serioz nëse nuk ka Drejtësi.’- tha Tabaku.

Në përgjigje të deklaratës së Tabakut, ministri Ulsi Manja tha se ata që e sulmojnë strukturën e Posaçme janë të krahut të saj. Manja, tha se nuk ka të drejtë Tabaku, që t’i kërkojë drejtësisë të bëjë këtë apo atë gjë. Sipas Manjës, Reforma në Drejtësi është bërë që politika të rri larg drejtësisë.

Sakaq sot pritet që të votohet edhe zgjatja e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale.

‘Në konferencën e kryetarëve është vendosur zgjatja e afatit të komisionit për Reformën Territoriale deri në datën 21 tetor. Sot votohet’- u shpreh Nikolla.

Advertisement