Connect with us

Aktualitet

Artan Fuga ironizon Kryebashkiakët: Ju e shkatërruat demokracinë lokale, tani bëni të tradhtuarit!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar me ironi të fortë ndaj kundërshtimeve për riorganizimin e bashkive, duke e drejtuar kritikën pikërisht te kryetarët dhe këshilltarët vendorë.

Sipas tij, ata që sot thonë “më ra si bombë”, “ishte e papritur”, “u ndjemë të tradhtuar” apo “e mora vesh nga media”, kanë qenë vetë pjesë e dobësimit të pushtetit vendor.

Fuga i akuzon drejtuesit lokalë për nënshtrim ndaj pushtetit qendror, mosushtrim të kompetencave dhe shkëputje nga qytetarët.

Me një krahasim therës, ai shkruan se t’u besosh kryetarëve aktualë mbrojtjen e demokracisë lokale është njësoj sikur të thuash se Ali Pasha mbronte demokracinë vetëm sepse kundërshtonte Sulltanin.

Akademiku ironizon edhe argumentin se qytetarëve do t’u largohen shërbimet:

“Me sa duket, demokracia lokale qenka reduktuar në një sportel certifikatash pranë ndonjë are me shalqi në Divjakë.”

Mesazhi i Fugës është i drejtpërdrejtë: pushteti vendor nuk u dobësua brenda një dite. Ai u zbraz gradualisht nga ata që sot paraqiten si viktimat e tij.

Dhe përfundimi është edhe më therës: Kur demokracinë lokale e kujton vetëm pasi të rrezikohet karrigia, nuk po mbron demokracinë. Po mbron karrigen.

 

Advertisement