Connect with us

Sport

2 gola në 5 minuta, Danimarka befason Francën

Një Francë e vogël.

Gjelat kanë pësuar 2 gola në 5 minuta nga Danimarka.

Golat për vendasit u realizan nga Dolberg dhe Skov Olsen

Ndeshjet e 6 në Ligën e Kombeve dhuruan disa duele me të vërtetë të zjarrta.

Kroacia ka fituar 1-3  ndaj Austrisë dhe ka siguruar vendin e parë në Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Kroatët kanë lënë prapa Danimarkën me 12 pikë. Franca ka përfunduar e treta me pesë pikë, ndërsa Austria mbetet e fundit me katër pikë.

Danimarka e Franca do të luajnë edhe në edicionin e ardhshëm në Ligën A.

Austria në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të luaj në Ligën B.

REZULTATET 

LIGA A, GRUPI 1

9′ Baumgartner / 7′ Modriç, 69′ Livaja, 72′ Lovren

Danimarkë-Francë 2-0

34′ Dolberg, 39′ Skov Olsen

LIGA A, GRUPI 1

Holandë-Belgjikë 1-0

73′ Van Dajk

Holanda ka arritur fitore minimale ndaj Belgjikës 1-0 për të kaluar si lider nga Grupi 4 i Ligës A.

‘Tulipanët’ kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme për të dalë të parët nga Grupi dhe për të luajtur në ‘Play-Off’.

Ishte qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk që dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga Gakpo.

Uells-Poloni 0-1

58′ Sviderski

LIGA C, GRUPI 1

Ishujt Faroe-Turqi 2-0

53′ Davidsen, 59′ Edmundson

Luksemburg-Lituani 0-0

Advertisement