Connect with us

Politike

Berisha: Kosova dha ndihma, Rama po shpopullon

Kryetari i PD Sali Berisha në një takim me qytetarët në Gramsh ka folur për krizën ekonomike dhe mungësen e ndihmave nga qeveria për përballimin e saj.

Berisha deklaroi se po të dëgjojnë qeverinë qytetarëve nuk u mungon asgjë dhe ata janë njerëz të lumtur që kanë gjithçka mdaje edhe qumësht dallëndysheje.

Kreu i PD tha se Rama dha një ndihmë ekonomike qesharake për qytetarët, teksa krahasoi ndihmat e dhëna nga qeveria me ato të Kosovës.

“Po të dëgjoni Ramën përveç vrerit që vjell ndaj opozitës avokatisë që i bën Vuçiçit, ju nuk dëgjoni atë ndonjëherë të flasë për një rreth, të flasë për qytetarët dhe problematikat e tyre. Të dëgjosh ata thua se ju jeni njerëz të lumtur dhe nuk iu mungon asgjë. Edhe qumësht dallandysheje kanë sipas tyre. Çdo gjë e masin me veten e vetë. Çdo vendim e marrin për interesat e tyre dhe kundër atyre të qytetarëve. Sot deklaronte që arka është mirë. Arka është mirë sepse çmimet u dy dhe tre-fishuan dhe të ardhurat nga TVSH-ja u dy dhe tre-fishuan, por ajo iu mor juve. Ju e paguat atë. Kjo ka ndodhur dhe në vende të tjera por qeveritë e tjera ia kanë kthyer qytetarëve. Është marrë në çdo kile djathë që keni blerë dhe në çdo litër naftë që keni shpenzuar. E keni blerë më shtrenjtë, TVSH-ja ka qenë më e madhe. Të tjerët e kanë kthyer. Kosova i ktheu 100 euro çdo pensionisti, sepse çdo pensionist bleu me çmime më të rritura. Kosova I dha 100 euro çdo studenti . I dha 400 euro për Ha grurë çdo fermeri, sepse i mori nga naftfa. Po ky kujt ia dha. Ky dha 10%, një shifër qesharake. Nuk dha asnjë ndihmë për biznesin, nuk ekziston për të. Këto janë pjesë e politikës së shpopullimit. Ky ëhstë një realitet I pamohueshëm. A duhet të bëjmë sehir ndaj një njeriu që ka marrë të gjitha pushtetet në një dorë dhe që vendos për çdo gjë në kundërsthim me interest e qytetarëve dhe ato ndërkombëtare. Këtij duhet t’i japim përgjigjjen që mertion. Ky nuk ka ndjenja për shqiptarët”, tha Berisha.

Advertisement