Connect with us

Bota

Çmimet e energjisë/ Inflacion rekord në Evropë

Çmimet e energjisë/ Inflacion rekord në Evropë

Norma e inflacionit në eurozonë ka shënuar një rekord të ri në shtator, i nxitur nga çmimet e energjisë, por edhe nga çmimet e ushqimeve, njoftoi Eurostat

Çmimi i energjisë, fajtori kryesor, u rrit me 40.8% krahasuar me një vit më parë, kurse çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit janë rritur me 11.8%.

Inflacioni arriti në 9.1% në gusht për 19 vendet që ndajnë monedhën e përbashkët evropiane. Rritjet e çmimeve kanë shkuar përtej pritshmërive të analistëve të tregut dhe janë më të lartat e regjistruara nga zyra evropiane e statistikave që nga janari I vitit 1997.

Inflacioni është nxitur nga shkurtimet e vazhdueshme në furnizimet me gaz natyror nga Rusia dhe pengesat në furnizimin me lëndë të para dhe pjesë këmbimi.

Këto të dhëna mund të konfirmojnë vetëm frikën e një recesioni të afërt dimëror.

Advertisement