Politike
‘Rama shpenzon mijëra euro’, Berisha: Populli fle në çadra
Kryetari i Partisë Demokratikem Sali Berisha ka deklaruar se në një kohë që kryeministri Edi Rama shpenzon mijëra euro për udhëtimet e tij, qytetarët i ka lënë në harresë.
Duke folur në familjen Jaku, të cilëve u është prishur shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019, Berisha akuzoi shefin e ekzekutivit për shpenzime luksi duke iu referuar instalacionit në oborrin e kryeministrisë.
Sali Berisha: Vetë Edi Rama, merr avionin personal në dispozicion, 150 mijë euro udhëtimi, kur shkon në Nju Jork i shkon edhe 300 mijë euro dhe nuk do të ja dijë. Blen për oborrin e brendshëm të kryeministrisë, ai thotë instilacion, por ato janë kuti druri, arkë mbi arkë, 4 milionë euro, kurse ti fle në çadër. Ai blen atë për të kënaqur sytë dhe xhepin, se ka nda dhe pare xhepi aty ai. Pra kur hajnia ti verbon sytë dhe ta merr krejtësisht moralin, nuk të lë asgjë në shpirt. Ja ka mbyllur Zoti sytë.
Berisha u shpreh se pallatet për të prekurit nga tërmeti janë ndërtuar, por se nuk shpërndahen pasi priten zgjedhjet për të përfituar vota.
Sali Berisha: Këtu Marini ka nxjerrë vajzën nuse. Jam prekur shumë nga rrenat tuaj por nusja është shpresë, erdha këtu, më përmalluat kur pashë gjendjen tuaj, DO të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Ndihmën më të madhe e japim kur të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt që kanë marrë 1 mld euro ndihmë e donacione por i kanë shpërndarë sipas qejfit. Mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar sepse BE i dha fondet, vendet mike i ndihmuan shqiptarët por këto u vërsulën si të pangopur për të përvetësuar paratë për të blerë votat. Janë ndërtuar pallatet por nuk janë shpërndarë sepse priten zgjedhje do përdoren për vota. Bota i dha një miliard e ca për të rindërtuar çdo shtëpi.
E kam ndjekur me shumë vëmendje dasmën tuaj, përcjelljen fisnike që bëtë në kushte të vështira por ju siguroj se vështirësia e madhe është pas dhe gjërat do të ndryshojnë. Parlamenti është arenë debati ku dje ishte dita ku duet të paraqisnim hallet e qytetarëve, kurse ata merreshin vetëm si të mbrojnë qeverinë ato ministra të cilët mendojnë gjithë ditën dje nuk mendojnë për qytetarët. Jo vetëm kaq, por nuk mendojnë për zonat e tyre elektorale nga kanë dalë. Mendojnë si të mbrojnë Ramën e qeverinë e tij që po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje e plaçkitje dhe në braktisje të qytetarëve. kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e dertet e tij të përditshme. Ska turp më të madh, një shtet që len punonjësen që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve, e len 3 vite në një çadër, Kurse vetë Rama merr avionin personal 150 mijë euro udhëtim e nuk do t’ia dijë. Blen instilacionin për Kryeministrisë 4 mln euro arka druri, dhe ti fle në çadër. Kur hajnia të verbon sytë e të merr moralin nuk të len asgjë në shpi.