Connect with us

Sport

Përdhunoi shqiptaren, Italia kërkon ekstradimin e ish-futbollistit

Ministria e Drejtësisë në Itali kërkon ekstradimin e ish-lojtarit të kombëtares Selecao, një nga talentet më të mëdhenj të dekadave të fundit, Robson de Souza, i njohur si Robnho. Kjo për shkak se ai akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje shqiptare, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 22 janarit të vitit 2013 në një pub të Milanos.

Robinho bashkë me shokun e tij, Ricardo Falco janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për këtë krim. Ata mësohet se ndodhen në Brazil. Për këtë arsye, autoritetet italiane kanë nisur letër-porosi ndaj ministrisë së Drejtësisë në Brazil.

34-vjeçari Robinho ka luajtur për 4 sezone me fanellën e Milanit në vitet 2010-2014. Nuk dihet nëse do të arrihet ekstradimi i tyre pas mes Brazilit dhe Italisë nuk ekziston një marrëveshje për këtë procedurë. Robinho akuzohet se e ka dehur shqiptare deri në pikën kur ajo ishte në gjendje të rënduar dhe më pas e përdhunoi në grup në garderobën e një lokali nate.

Advertisement