Connect with us

Politike

Takimi me Presidentin, Balla: Gati të shkojmë në zgjedhje në çdo datë

TIRANË-Në ndryshim nga 2 palët e opozitës, Partia Socialiste nuk ka propozuar një datë fikse për zgjedhjet vendore të 2023! Me bindjen se do dalin të fituar në këtë garë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se janë dakord me çdo datë që do të dekretohet nga presidenti.

“Nuk kemi qenë të prerë në një propozim tonin, për këtë datë sepse besojmë që presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet, ne jemi të gatshëm që të marrim në zgjedhje dhe t’i fitojmë ato në secilën datë”, tha Balla në përfundim të takimit të pati me Bajram Begajn.

Vendimin e kreut të shtetit për të pritur në takim edhe përfaqësues të Partisë Demorkatike të Sali Berishës, Balla nuk e interpretoi si një “njohje” të këtij institucioni të “Rithemelimit”, por tha se ishte një tregues që Presidenca për i rikthehet normalitetit. Për këtë pati vlerësime për Begajn.

“Ajo që vërej me vlerësim është gatishmëria për të dëgjuar të gjithë aktorët politik që priten që të marrin pjesë në zgjedhje. (…)Nuk di se kë ka pritur Begajn, të gjithë respektojmë ligjin dhe në këtë këndvështrim, në Kuvendin e Shqipërisë kryetari i grupit parlamentar, janë Mediu, Doda, dhe Alibeaj, pastaj nëse deputet të caktuar kërkojnë takime me president të republikës, mendoj se edhe ndonjë deputet socialist mund të kërkoj takim me presidentit”, tha Balla.

Ai është ndalur të flasë edhe për Reformën Territoriale, për të cili këmbënguli që asnjëra palë të mos i imponohet tjetrës, por t’i lihet puna në dorë të ekspertëve. Ndërkohë, ai nuk dha asnjë përgjigje nëse ishte dakord apo kundër propozimit të mbërritur nga opozita për 94 bashki dhe 3-6 rajone.

Advertisement