Connect with us

Bota

Paralajmërimi i fundit i Perëndimit për Putinin

Liderët perëndimorë mbajnë një front të bashkuar pas përshkallëzimit të luftës në Ukrainë. Në takimin e G7 ata paralajmëruan presidentin rus Vladimir Putin për “pasoja të rënda” nëse ai shkon edhe më tej dhe përdor armë bërthamore. Në takim, presidenti ukrainas Zelenskyy bëri thirrje për më shumë sisteme të mbrojtjes kundërajrore dhe një mision ndërkombëtar monitorimi në kufirin me Bjellorusinë.

Nga ana tjetër, OKB-ja dhe disa vende të NATO-s kanë paralajmëruar gjithashtu se Moska po kryen krime lufte me goditjet e saj vdekjeprurëse dhe të vazhdueshme ndaj objektivave civilë. Nga filimi I javës, rreth 30% e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është goditur nga Rusia.

Në Shën Petersburg, Vladimir Putin u shfaq pajtues në bisedën e tij me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe deklaroi se ishte i gatshëm të diskutonte për termocentralin Zaporizhzhia. Por nuk ka asnjë të dhënë për bisedime të mundshme për t’i dhënë fund luftës dhe Ukraina do të duhet të vazhdojë të përballet me agresionin e Kremlinit.

Advertisement