Kosova
Marrëdhënie seksuale brenda familjes, arrestohet
KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme ka vënë në pranga një burrë në fshatin Plemetin të Obiliqit, pasi dyshohet për marrëdhënie seksuale brenda familjes.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 korrik të këtij viti ndërkohë që denoncimi nga viktima është bërë ditën e djeshme.
Pas marrjes së denoncimit policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, i cili është dërguar në paraburgim deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së ngjarjes.
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 25 korrik 2022. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“MARRËDHËNIE SEKSUALE BRENDA FAMILJES- Fsh. Plemetin, Obiliq 25.07.2022-06:00. Lidhur me rastin, me 14.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.