Kosova
Unë apo Ti…Firmos e vulos Vjosa
Dialogu me Serbinë është bërë temë kyçe dhe kryesore për kryemministrin Albin Kurtin, i cili çdo muaj do të takohet me ndërkombëtarët për një përshpejtim të negociatave me Beogradin zyrtar.
Kurti është duke mbajtur barrën e dialogut mbi shpinë, megjithatë nënshkrimin final në një rast të vërtetë me Serbinë do të jetë Vjosa Osmani, ajo që do ta bëjë.
Kjo është ajo që ka deklaruar presidentja e Kosovës kur u pyet për asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri dhe kushtetutën
Osmani tha se është ajo që vë firmën dhe vulën finale, pas ratifikimit në kuvend të marrëveshjes.
Mesa duket, Presidentja i trembet ndonjë devijance të mundshme gjatë rrugës nga ndonjë prej palëve, në këtë rast Kurti-Parlament, por nuk përjashtohet edhe dualiteti me kryeministrin. Gjithsesi, duket paradoksale që teksa fokusi i dialogut duhet të jetë arritja e marrëveshjes, siç edhe kërkohet nga kontinenti dhe pjesa përtej Atlantikut, të flitet për ‘llojin e vajit në tigan’ teksa ‘peshku është ende në det’
Javëve të fundit, prej ndërkombëtarëve, ka patur një intensifikim të veprimeve që lidhen me përshpejtimin e procesit të dialogut mes të Kosovës dhe Serbisë. Franca dhe Gjermania janë të përfshira në proces përmes nivelit më të lartë institucional ndërsa në Prishtinë dhe Beograd ka qëndruar për vizitë edhe i Dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar.