Sport
FOTO/ U sulmua me thikë, reagon Pablo Mari
Mbrojtësi i Monzës, Pablo Mari, u përfshi në një ngjarje të frikshme mbrëmjen e 27 tetorit, pasi u sulmua me thikë në një supermarket, teksa ishte së bashku me familjen e tij.
Ai u dërgua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila doli me sukses.
Menjëherë pas operacionit, mbrojtësi spanjoll zgjodhi që të reagonte me anë të një postimi në “Twitter”, duke treguar për gjendjen e tij.
“Pas asaj eksperience të keqe dje, familja ime dhe unë duam t’ju komunikojmë se fatmirësisht jemi të gjithë mirë pavarësisht çfarë ndodhi dhe duam t’ju falënderojmë për të gjitha mesazhet suportuese që po marrim”, ishin fjalët e Marit në mesazhin e dhënë.