Kronike
Kurti takon opozitën, Haradinaj largohet
Pas situatës së tensionuar të krijuar në veri të Kosovës, me mosshtyrjen e vendimit për targat, kreu i qeverisë së, Albin Kurti, ka pritur në takim 3 krerë e opozitës, Memli Krasniqi i PDK-së, Ramush Haradinaj i AAK, dhe Lumir Abdixhiku e LDK-së.
Por mesa duket, për Haradinajn, ky takim nuk ka qenë në pritshmërie e tij, pasi ai u largua vetëm pak minuta pasi u ul në tryezë me kreun e qeverisë. Në Facebook, kreu i AAK, shpjegoi edhe arsyet e braktisjes së diskutimit.
Ndërsa Krasniqi, pas takimit ka dal i zhgënjyer, pasi sipas tij, qeveria me mosshtyrjen e vendimit ka hyrë në një rrugë qorre.
Edhe lideri i Lidhjes demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u shpreh pesimit që Kurti mund ë ketë një zgjidhje për situatën që është krijuar në veri. Ai këmbënguli tek marrëdhëniet e forta që prishtina zyrtare duhet të ketë me ndërkombëtarët.
I fundit që foli pas takimit ishte Kurti, që sipas tij, asnjë marrëdhënie nuk është cenuar në raport me ndërkombëtarët.