Politike
‘Kuvendi është kthyer në dyqanin e Lindës’
Sali Berisha reagim
Unë prej kohësh kam folur për dyqanin e Lindës. Parlamenti trajtohet si dyqani i Lindës. Kryetarja e Parlamentit është një zonjë dhe në shumë raste më takon të vetëpërmbahen për qëndrimet publike ndaj një zonje s’mund të kalojë disa standarde. Por në mënyrë të i kam thënë se; do e çosh parlamentin drejt zhvillimeve të rënda. Ajo është viktimë e Ramës. Ndaj as kemi marrë dhe as kemi ndërmend të ndërmarrin nisma kundër saj. Është në tagrin e saj që të mbrojë veten. Përjashtimi i dy deputetëve është akt jashtëzakonisht i rëndë. Ju garantoj se opozita do i përgjigjet sepse nga një anë ke një njeri, me një fjalor stër-ordiner, sa herë vjen në parlament. Ai thotë fjalë që mua që jam aty, më vjen turp për ato zonja, se ato janë nëna, janë bashkëshorte, janë vajza, që ulin kokën e nuk thonë një fjalë. Por ne do i përgjigjemi.
Unë i them se do përgjigjemi. Koha do e tregojë. Ne nuk mposhtemi. Ata që mendojnë se do na mposhtin me fjalor rrugaçi, gabohen. Ne e konsiderojmë detyrë që të shkojmë në atë parlament. Por nuk ka gjë më të vështirë që të shkosh në parlament dhe të përdorësh atë gjuhë prej rrugaçi ordiner përpara gjithë shqiptarëve.
…
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për media ka komentuar projektin për Portin e Durrësit. Berisha e cilësoi si një mega agferë korruptive nga kompani offshore.
Berisha thotë se Rama i ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik.