Connect with us

Politike

Rusi që takoi Berisha para se ti ngulte thikën

“Thikë pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg”. Kështu e cilëson kryeministri Edi Rama fotografinë e takimit të Sali Berishës me të besuarin e Vladimir Putin, Konstantin Kosachev rreth një muaj para se të votohej raporti i Dick Marty në Këshillin e Europës. Duke iu referuar financimit rus në PD, Rama thotë se çorba e rublave u gatua në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të presidentit rus që u vlerësuar shumë e rëndësishme nga zyra e Berishës.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!” – shkroi Rama në Tëitter.

Takimi i Berishës u mbajt më 17 dhjetor 2010 ndërsa më KiE, delegacioni i Shqipërisë në Këshillin e Europës votoi pro rezolutës për krime luftë në Kosovë. Aso kohe Sali Berisha ishte kryeministër dhe Ilir Meta zëvendëskryeministër.

Në përditësim…

U takua para votimit të raportit të Dick Marty ne KiE, Berisha e quante shumë të rëndësishem takimin me të besuarin e Putin
Sali Berisha takoi të besuarin e Putin para votimit të raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës. Zyra e kryeministrit aso kohe e vlerësoi si një vizitë të rëndësishme që përbën kontribut në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit Shqipëri-Rusi.‘Tradhëtia ka emër’, Balla publikon njoftimin e kryeministrisë në 2010-tën: Berisha u takua me të besuarin e Putin 37 ditë para se të votohej raporti i Dick Marty-t
Kryetari i Grupit Parlmentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ka zbuluar se ish kryeministri, Sali Berisha ishte takuar në Tiranë me të besuarin e Putinit, 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Evropës për raportin e Dick Marty-t.Balla ka publikuar njoftimin zyrtar të kryeministrisë në datën 17 Dhjetor të vitit 2010, ku sipas tij, asokohe Berisha në krye të ekzekutivit, kishte pritur në zyrë, Kontantin Kosachev, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore.Gjithashtu Balla ka ngritur disa pikëpytje mbi arsyet e Kosachev në Tiranë:

Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

TRADHËTIA KA EMËR!

Më 17 Dhjetor 2010, Sali Berisha është takuar në godinën e Kryeministrisë në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putinit, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev.

Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini.

Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës?

Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?

 

Linku i takimit të Jozefina Topallit me kreu e Dumës ruse Boris Gryzlov

Advertisement