Connect with us

Bota

Biden më i fortë, Trump futet në ring

Nevada vendimtare, Senati i SHBA për Demokratët: Biden është gati të takojë XI Jinping në G20 në Bali

“Ndihem mirë dhe i tillë do jem edhe gjatë dy viteve të ardhshme”

Keshtu deklaroi Joe Biden nga Phnom Penh, në Kamboxhia, ku ai ndodhet për Samitin e Azisë Lindore.

Optimizmi i presidentit të Shteteve të Bashkuara buron veçanërisht nga rezultati i papritur i demokratëve, të cilët do të ruajnë kontrollin e Senatit. Përcaktuese ishte fitorja në Nevada e demokrates Catherine Cortez Masto ndaj republikanit Adam Laxalt, i cili konsiderohej favorit. Pas kësaj, Joe Biden, teksa do takohet me presidentin kinez Xi Jinping më 14 nëntor në Bali të Indonezisë gjatë G20, vjen në një pozicion edhe më të fortë.

Nga ana tjetë, zhgënjimi është i madh në rradhët e Partisë Republikane Amerikane, ku shumë po akuzojnë ish-presidentin Donald Trump se ka bërë fushatë shumë personale, duke bërë që republikanët të humbin shumë vota.

“Për shumë njerëz që të nxitur nga mediat e korruptuara me narrativën e rreme se do të zemërohesha me zgjedhjet afatmesme, mos e besoni, nuk jam aspak i zemëruar për rezultatin e zgjedhjeve, kam bërë një punë të shkëlqyer. Tani jam shumë i zënë duke parë të ardhmen. Mos harroni, unë jam një “gjeni i qëndrueshëm”.

Siç deklaroi vetë Trump, të martën e 15 nëntorit pritet një njoftim i madh prej tij: Do të jetë zyrtarizimi i kandidaturës për Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024.

Advertisement