Pinknews
“Aman se mos më bërtasin këta të Topit”/ Ori Nebijaj sulmon Arbana Osmanin: Është fallco…
Moderatorja Ori Nebijaj ka bërë një deklaratë të papritur për Arbana Osmanin gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ku ka treguar se ish-moderatorja e “Big Brother VIP Albania” është një nga personazhet e ekranit që e ka zhgënjyer.
Gjithçka nisi gjatë një bisede me Jonida Maliqin, e cila ishte e ftuar në puntatën e fundit të emisionit.
Përveçse iu përgjigj pyetjeve të moderatoreve, këngëtarja pati mundësinë t’u drejtonte edhe ajo disa pyetje.
Në një moment, Jonida e pyeti Ori Nebijajn se cili personazh i njohur i dukej më i shtirur, duke iu referuar njerëzve që shfaqen ndryshe në televizion nga mënyra se si janë në jetën reale.
“Cili mendon se është personazhi më fake? Që ndryshe shfaqet në televizion dhe ndryshe është në realitetin e tij?”, ishte pyetja e Jonida Maliqit.
Ori nuk hezitoi të përgjigjej, ndonëse fillimisht bëri një koment me humor për reagimin që mund të shkaktonte deklarata e saj në Top Channel.
“Aman se mos më bërtasin këta të Topit, por unë do e them. Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, u shpreh moderatorja.
Me këtë deklaratë, Ori la të kuptohej se përshtypja që kishte krijuar për Arbanën nga ekrani nuk përputhej me njohjen e saj personale.
Megjithatë, ajo nuk dha detaje konkrete për arsyet e zhgënjimit apo për ndonjë situatë që mund të ketë ndikuar në mendimin e saj.
Deri më tani, Arbana Osmani nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratës së moderatores, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë e ka shtyrë Orin të krijojë një përshtypje të tillë për ish-kolegen e saj.