Pinknews
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: Jam e inatosur…
Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në jetën e fitueses së “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, dhe partnerit të saj, Gimbo.
Përmes një postimi në Instagram, Selin ka bërë të ditur se të dashurit të saj i kanë vjedhur makinën, ndërsa nga ngjarja nuk ka shpëtuar as parfumi i saj.
Ish-banorja e BBVIP ka treguar se 24 orët e fundit kanë qenë të mbushura me shqetësime dhe telashe, duke shprehur edhe zemërimin për atë që ka ndodhur.
Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shkruan:
“24 orët e fundit serial! Gimbos i vodhën makinën (dhe parfumin tim). Gjumi e pa të arsyeshme që nuk më duhej mbrëmë në trup.
Pasi fjeta sot në mëngjes, telefoni nuk pushonte. Nervat tel!!! Njerëz me energji të keqe. Jam e inatosur, më duhen ca pushime”.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e vjedhjes apo nëse makina është gjetur.
