Connect with us

Politike

Protesta, reagon Berisha: Drodhi themelet e monizmit

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 12 nëntorit arriti qëllimin duke tronditur themelet e qeverisë.

Berisha tha se pjesëmarrja masive në protestë në raport me popullsinë ishte “zeniti”.

Berisha tha se kancelaritë ndërkombëtarë e morën mesazhin e protestës së një populli që ishte ngritur në këmbë.

“Ishte zeniti për pjesëmarrjen, drodhi themelet e monizmit të vjedhjes së votës”-tha Berisha.

Vijon…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka faleneruar pjesëmarrësit në protestën 12 nëntorit.

Ai tha se beteja nuk ndalet deri në përmbysjen e sistemit monist, teksa shtoi se protesta dha një mesazh shprese, besimi dhe fitoreje.

Berisha: Sot jam para jush për të shprehur falenderimet më të përzemrta, mirënjohjen më të pakufishme për ata qindra mijëra burra, gra, djem dhe vajza nga Tirana, por dhe të katër anët e Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora që me praninë e tyre në protestën më madhështore, më të fuqishme që Tirana ka njohur në tërë historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje e cila nuk ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist, derisa shqiptarët të votojnë të lirë, njëlloj si qytetarët europianë, derisa shqiptarët të mos vidhen në mënyrë të tmerrshme nga një qeveri që s’ka ligj as moral me në krye Edi Ramën, derisa shqiptarët të mos varfërohen dhe mjerohen nga muaji në muaj.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, protesta e 12 nëntorit ishte zenith e protestave krahasuar me numrin e popullatës e protestave në botë. Ajo dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e fondeve publike, vjedhjen e pasurive publike nga Edi Rama, në frikën shantazhin, drogën dhe krimin.

Ai ishte mesazhi më i shkëlqyer që qeytarët fisnike të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë u dërguan shqiptarëve kudo që janë. Ata u dërguan atyre mesazhin e shpresës, besimit, fitores.

Por njëkohësisht, protestuesit u treguan kancelarive të Europës dhe botës se krahas një shteti të instaluara në Shqipëqri, krahas moniszmit ekziston edhe një popull i tërë i ngritur në këmbë, për ta hedhur në Lanë, për ta përmbysur këtë regjim.

Advertisement