Connect with us

Kronike

Video/ Qytetari kaloi në vijat e bardha, shoferja e dhunon

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet. Një grua, e cila po drejtonte një makinë tip ‘Benz’ për pak ka qenë duke shtypur një kalimtar në vijat e bardha në momentin që ky po kalonte. Nuk ka mjaftuar kjo por drejtuesja e mjetit ka zbritur nga makina dhe siç duket në videon e publikuar nga ‘JOQ’ ajo e shtyn kalimtarin dhe i vë duart në fyt.

Në video duket momenti kur kalimtari tenton të sqarohet duke i thënë se ka qenë duke i shtypur këmbën dhe se ai ndodhet në vijat e bardha dhe ajo është gabim. Ajo ka vazhduar më tej duke e shtyrë. Video është regjistruar nga kalimtarë të rastit.

Advertisement