Connect with us

Kosova

Opozita fshikullon Kurtin: Rri më shumë në ajër hipur në avion

Ish kryeministri dhe tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar sot kreun e qeverisë Albin Kurti, pasi pavarësisht siç tha gjendjes në veri, më shumë rri jashtë vendit se në Kosovë.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se madje Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndërprenë ministrave vizitat për shkak të gjendjes, ndërkaq Kurti rri më shumë në ajër hipur në avion.

Ndërkaq, pas situatës në veri të Mitrovicës, misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX  është përforcuar me trupa shtesë, por ky mision nuk ka marrë përsipër përgjegjësi policore në veri të Kosovës.

Ndërkohë EULEX-i po monitoron situatën në pikë-kalimet e përbashkëta në Jarinjë dhe Bërnjak, përmes pranisë së Njësisë Policore të Specializuar të saj.

Advertisement