Bota
Kievi nderon “Njëqind heronjtë qiellorë” të Maidan
Në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zonja e parë Olena Zelenska bënë homazhe në Memorialin “Njëqind Heronjtë Qiellor”, lapidari I atyre që humbën jetën gjatë protestave antiqeveritare në 2013-14, si pjesë e përkujtimit të Ditës së Lirisë dhe Dinjitetit.
Revolucioni Maidan (Sheshi i Pavarësisë, sheshi kryesor i Kievit) filloi me protesta masive pro-evropiane që çuan në rënien e presidentit pro-rus Viktor Janukoviç.
“Ne nderojmë të gjithë ata që nuk janë më këtu me ne” – tha kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit Vitali Klitschko.
Por në Kherson nuk është më koha për festime…qyteti është plotësisht i varur nga ndihma e huaj. Njerëzit presin në radhë të gjata për ndihma humanitare për të marrë rroba dimërore, ujë dhe ushqime. Duket se jeta po rifillon me mundim.
Raftet në dyqane janë ende bosh dhe çmimet janë të larta. Kështu, praktikisht nuk ka klientë.
Por, gjëja më e keqe është se bombardimet ruse të Khersonit kanë rifilluar. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se aviacioni, forcat raketore dhe artileria goditën postet e komandës në rajonin e Kharkiv. Moska gjithashtu fajësoi forcat e armatosura ukrainase për bombardimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe u bëri thirrje fuqive botërore të ushtrojnë ndikim për të “ndaluar” Ukrainën.