Connect with us

Aktualitet

Vlorë/ Gjykata dënon me 150 vite burg 5 persona

Gjykata e Vlorës ka dënuar ditën e sotme me 150 vite burg në total 5 të akuzuarit për atentatin i mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrullës.

Trupa gjykues e përbërë nga Pëllumb Zaimj, Entela Gjoni dhe Adelajda Gjyzi dënoi me: 35 vite burgim Daut Elmazin për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

30 vite burgim për Igli Memaj ( Suloti) për akuzën e ” Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Për të njëjtën akuzë më 25 vite heqje lirie janë dënuar edhe Serxhio Ademi ( Cima) dhe Albano Goxhaj.

Advertisement