Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë/ Vjen i ftohti që ngjall tjetër frikë

Në Ukrainë, me rrjetet e energjisë dhe shëndetit në rënie, dimri vë në rrezik jetën e miliona njerëzve. Alarmi u ngrit nga OBSH në fund të një dite tjetër të tensionit të lartë rreth termocentralit Zaporizhzhia.

Armiku më i rrezikshëm për ukrainasit tani është dimri.

“I ftohti mund të vrasë”, paralajmëroi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, duke theksuar se 10 milionë njerëz janë pa energji elektrike dhe temperaturat mund të bien në -20.

Ndërkohë, bombardimet e dy ditëve të fundit në Zaporizhzhia pothuajse kanë prekur reaktorët. Ndërsa palët në konflikt akuzuan edhe një herë njëra-tjetrën se duan të shkaktojnë një aksident bërthamor, mesazhet e Kremlinit për Zelenskin janë më pajtuese: qëllimi ynë, siguroi Dmitry Peskov, nuk është ndryshimi i regjimit në Kiev.

Persaa i përket zhvillimit të konfliktit në terren, vetë presidenti Zelensky raportoi se “betejat më të ashpra janë duke u zhvilluar në rajonin e Donetskut”.

Advertisement