Connect with us

Rajon

Përplasi një greke dhe iku, policia: Shqiptari është hetuar për trafik droge

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ku një makinë e drejtuar nga një 30 vjeçar shqiptar ka përplasur 21 vjeçaren greke. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur rëndë dhe aktualisht në spital gjendja e saj paraqitet kritike.

Ndërkohë pas përmbysjes së makinës, 30 vjeçari shqiptar ia ka mbathur nga vendngjarja, duke e lënë të plagosur rëndë të renë greke. Sipas mediave greke, pronari i makinës ishte një 44 vjeçar i cili pranoi se i kishte dhënë hua makinën e tij të riut shqiptar. Policia bën me dije se shqiptari, emri it ë cilit ende nuk ëhstë zbardhur, ka qenë nën hetim nga policia greke për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Mësohet se e reja greke ka dënimte të shumta në kokë, ndërsa dëshmitarët në vendngjarja thanë për policinë se në përpjekje për t’u arratisur nga vendngjarja, kishte përplasur sërish të studenten greke.

Advertisement