Connect with us

Rajon

Vjedhje dhe drogë/ Arrestohen shqiptarët në Greqi

Policia greke ka çmontuar një bandë kriminale në Greqi që ka kryer 51 vjedhje në dyqane, makina te parkuara dhe banesa në Atikë, midis periudhës 7 prill deri 18 nëntor.

Si pasojë janë arrestuar tre adoleshentë shqiptarë të moshave 16, 17 dhe 18 vjeç, si anëtarë të bandës, shkruajnë mediet greke.

Ndër të tjera adoleshentët shqiptarë akuzohen për përdorim dhe trafikim të lëndëve narkotike, pasi u kapën 40.48 gramë kanabis.

Gjithashtu janë identifikuan edhe tetë anëtarë të tjerë të bandës, dy prej të cilëve janë në burg.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet po vijojnë për kapjen e pjesëtarëve të mbetur të organizatës kriminale.

Advertisement