DOSSIER
Vodhi raketën sekrete amerikane për Moskën
Oficerët e inteligjencës sovjetike ishin të mësuar me agjentët që udhëhiqeshin nga ideologjia. Shumë superspiunë morën informacione tepër sekrete të motivuar nga bindjet e tyre politike dhe, sipas tyre, ishin duke punuar për të mirën e njerëzimit. Të tjerët e bënë spiunazhin për para.
Në një mënyrë apo tjetër, jeta e një spiuni të vërtetë ka pak të përbashkëta me filmat e famshëm të James Bond. Ndonjëherë shërbimet e inteligjencës rekrutojnë edhe kandidatët më pak të mundshëm.
Akoma më e pabesueshme ishte se ai e dërgoi atë në anën tjetër të perdes së hekurt me postë të rregullt.
Biznesmen, playboy, spiun sovjetik
Banor i Gjermanisë Perëndimore, Ramminger kishte një shije për kënaqësitë e jetës. Si arkitekt, ai ndërtoi gjithçka që klientët e tij donin. Ai ishte gjithashtu një playboy që kërkonte vëmendjen e grave, shofer makinash garash dhe dashnor i kuajve të racës së pastër.
Megjithatë, në vitet 1960, pasuria e tij mori një kthesë për keq pasi formacionet e gipsit u rrëzuan në një kinema që kishte ndërtuar kompania e tij. Ndodhi pikërisht në mes të një filmi dhe e gjithë ndërtesa duhej të ribëhej. Rrënimi financiar u duke në horizont për Ramminger-in, gjë që sigurisht do e detyronte atë të pushonte sekretaren dhe të shiste Maseratin e tij blu.
Ngjarjet që pasuan ishin përpjekja e dëshpëruar e playboy-t gjerman për të ruajtur pasurinë dhe stilin e jetës së tij luksoze.
Josef Linowski, një inxhinier polak që punonte për Ramminger, u paraqit në ambasadën sovjetike në Romë më 26 gusht 1966, për të thënë se firma e tij mund të merrte gjithçka për llogari të rusëve, që ata nuk mund ta blinin ligjërisht. Kryeqyteti italian u zgjodh për të dhënë mesazhin për arsyen e thjeshtë se një vizitë si kjo do kishte tërhequr vëmendjen e shërbimeve të kundërzbulimit në Gjermani. Italia ishte më e sigurt në këtë drejtim.
Diplomatët sovjetikë ia përcollën ofertën Moskës. Zyrtarët e GRU-së menduan për këtë dhe vendosën se donin të njihnin më mirë gjermanin ‘e veçantë’. Ramminger, një ‘kalorës’ i etur, u ftua në Moskë me pretekstin e vizitës së një ekspozite ndërkombëtare kuajsh dhe u takua nga oficerët e inteligjencës sovjetike.
Ata arritën një marrëveshje, por nuk ishte e qartë se çfarë saktësisht do t’i dorëzonte gjermani Bashkimit Sovjetik. Ramminger pretendoi se mund të merrte në dorë pajisjet e raketave. Pasi u kthye në Gjermaninë Perëndimore, ai komunikoi se mund të vidhte një raketë ‘Sidewinder’.
Vjedhja e shekullit
‘Sideëinder’ është një raketë e drejtuar ajër-ajër e zhvilluar nga amerikanët, e cila, asokohe, përdorej vetëm nga Japonia dhe Gjermania, përveç Forcave Ajrore të SHBA-së. Sovjetikët kishin marrë tashmë në dorë një version të hershëm të raketës, por gjermani i pangopur ofroi të jepte modifikimin më të ri. Do kishte qenë një trofe ishkëlqyer nëse do mund të merrej në gjendje të padëmtuar. Në fakt, dukej shumë e mirë për të qenë e vërtetë, kështu që Ramminger u ftua të vinte përsëri në Moskë për këshillime.
Ai e shpërfilli ftesën dhe mbërriti në kryeqytetin sovjetik më vonë, pasi u krye puna.
Ramminger u dërgua në ‘Hotelin Ukraine’ ku spiuni i autodidakt tregoi historinë e bëmave të tij.
Ishte pothuajse thjeshtësisht fyese. Doli që Ramminger rekrutoi Wolf-Diethardt Knoppe, një pilot i Luftwaffe, i cili gjithashtu kishte nevojë për para dhe treshja e përbërë nga Ramminger, Knoppe dhe Linowski thjesht e vodhi raketën nga baza ajrore ‘Neuburg’ në Bavari.
Knoppe e njihte mirë protokollin e sigurisë dhe sistemin e alarmit dhe bëri një kallëp balte të çelësit të magazinës, të cilin Linowski e përdori për të krijuar një kopje. Linoëski më pas bleu një çantë me vegla, duke përfshirë kazma, prerëse teli, pinca, etj., ndërsa Ramminger mori me qira një vinç hidraulik dhe një karrocë dore.
Moti i vjeshtës në Bavari mund të jetë mjaft i keq, kështu që komplotistët shfrytëzuan mbulesën e mjegullës së dendur për t’iu afruar bazës ajrore më 23 tetor. Ramminger përdori vinçin për të marrë Linowskin, Knoppe dhe karrocën e për t’i kaluar mbi një mur me tela me gjemba. Më vonë ata thjesht hapën një vrimë nëpër gardh. Knoppe çaktivizoi alarmin dhe Linowski hyri në magazinë. Ata e çuan raketën jashtë dhe e rindezën alarmin.
Pasi e vunë vinçin dhe karrocën përsëri në kamionin me qira ata u larguan. Knoppe shkoi në shtëpi, ndërsa të tjerët e transferuan raketën në makinën e Ramminger dhe e mbështollën në një batanije. ‘Sidewinder’ ishte shumë e gjatë për automjetin, kështu që Ramminger theu një nga xhamat dhe voziti me një raketë ajër-ajër të mbështjellë me një pallto dhe një batanije që dilte jashtë.
Ajo që ndodhi më pas është përtej të zakonshmes. Ramminger i deklaroi pjesët e raketave si pjesë rezervë të automjeteve dhe i dërgoi ato me postë ajrore.
Shërbimi i postës nuk bëri pyetje dhe thjesht kërkoi për transportin 79,29 dollarë, për shkak se ishte tejkaluar pasha e lejuar.
Kjo mund të kishte shënuar fundin e operacionit sepse kutia prej druri me raketën humbi gjatë rrugës. Paketa u dërgua gabimisht në destinacionin e gabuar. Ramminger i tërbuar u dha përfaqësuesve të Lufthansa-s disa ide si mund të gjendej kutia dhe ajo u gjet dhe shkoi në mënyrë të sigurtë në Moskë, megjithëse me vonesë.
Personat në Moskë ishin mjaft të habitur. GRU e pagoi Ramminger me 92,000 marka gjermane, ose 8,500 dollarë (një shumë e konsiderueshme parash në vitet 1960), dhe ai u largua i lumtur.
Fundi i turpshëm
Ambasada sovjetike në Romë mori një letër tjetër nga Ramminger në 1968, ku ai premtoi të merrte pajisje navigimi radio. Moska donte më shumë hollësi, por përsëri, Ramminger nuk humbi kohë duke shkëmbyer letra dhe thjesht vodhi pajisjet e lakmuara nga një sallë ekspozite. Ai erdhi në Moskë në verën e vitit 1968 dhe nuk mbërriti duarbosh.
Megjithatë, ky ishte suksesi i tij i fundit si spiun. Në të njëjtin vit të 1968, shërbimi i kundërzbulimit të Gjermanisë e kapi treshen dhe i dërgoi në gjykatë për vjedhjen e raketës ‘Sidewinder’.
Megjithatë ata ishin vetë fajtorë për kapjen. Knoppe u tregua dorëlëshuar me paratë, ndërsa Linowski shkoi aq larg sa u tregonte njerëzve në bare se çfarë agjenti i keq ishte. Megjithatë, të gjithë morën dënime pothuajse të papërfillshme.
Ramminger dhe Linowski morën nga 4 vjet secili, ndërsa Knoppe doli me vetëm tre vjet e tre muaj.
Pasi u lirua, Ramminger u përpoq të rifillonte lidhjet me Moskën, por GRU nuk ishte e interesuar për një agjent që i kishte hedhur në erë maskimin. Gjermani aventurier u qëllua më vonë në një parking në Antwerp, Belgjikë, nga kriminelë të panjohur.
Nuk është saktësisht e qartë se çfarë ka ndodhur. Mund të ketë qenë hakmarrja e shërbimeve gjermane të sigurisë, ose me shumë mundësi, Ramminger është përzier me mafian duke e pësuar.(Hashtag.al)