Sport
Festoi humbjen e Iranit në Kupën e Botës, vritet iraniani
Një “anti-fan” raportohet të jetë vrarë nga forcat e sigurisë në Iranin verior, teksa protestuesit antiqeveritar festuan publikisht eliminimin e ekipit kombëtar të futbollit nga Kupa e Botës.Sipas aktivistëve, viktima Mehran Samak është qëlluar në kokë pasi i binte borisë së makinës së tij në zonën e Bandar Anzali.
Refuzimet për mbështetjen e kombëtares iraniane, vjen pas protestave që ka mbërthyer vendin.Mediat pro qeverisë fajësuan forcat armiqësore brenda dhe jashtë Iranit për presion të padrejtë ndaj lojtarëve pas humbjes së tyre 1-0 ndaj SHBA-së.
Kujtojmë që lojtarët nuk e kënduan himnin kombëtar para ndeshjes së tyre të parë, si shenjë solidariteti me demonstruesit.Por në atë kundër Uellsit dhe SHBA-së, ata kënduan, pasi dyshohet se kanë qenë nën presionin nga autoritetet iraniane.