Connect with us

Politike

Berisha: Ishte atenat, Ish-Presidenti kroat: Ai i duhet demokracisë

TIRANË- Ish-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç ka folur pas takimit me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Në një prononcim për mediat, Mesiç ka deklaruar se është shumë i shqetësuar për sulmin që i ka ndodhur Berishës. Duke e quajtur sulmin si atentat, Mesiç ka deklaruar se  Berisha i duhet demokracisë.

“Isha mysafir në Shqipëri, gjatë ditëve që isha këtu dëgjova për sulmin që u bë këtu dhe më shqetësoi shumë. U befasova për shkak se Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë. Nuk kam shumë të dhëna për momentin dhe s’dua të deklarohem për momentin, por ky është atentat ndaj Berishës. Ai i duhet gjithë shqiptarëve në Shqipërisë e më gjerë, i duhet rajonit e komunitetit Evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të ngelet në politikë edhe më tutje, të punojë për demokracinë,” tha Mesiç.

Çfarë ndodhi në protestë?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Advertisement