Connect with us

Kronike

E rëndë/ 61-vjeçari dhunon psikologjikisht gruan

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Elbasan. Burime nga policia bëjnë me dije se një 61- vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar psikologjikisht gruan e tij. Kjo e fundit sipas njoftimit zyrtar nga policia ishte në urdhër mbrojtjeje. I arrestuari është identifikuar me iniciale S. Ll., dhe pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ll., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje“, njofton policia.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes ndërsa policia po heton rastin.

Advertisement