Kronike
Në Fier, i moshuari kërkon se*s për një vend pune
Emisioni “Piranjat” kanë prekur sërish këtë të diel një fenomen shumë shqetësues, ngacmimet seksuale.
Një grua nga Fieri ka kërkuar ndihmën e “Piranjave” pasi dyshonte se biznesmeni i cili i kishte ofruar vend pune kishte qëllime të tjera.
Menjëherë pas marrjes së telefonatës piranja jonë Lediona Xheladinaj u nis drejt Fierit për tu njohur me historinë.
Gruaja e cila telefonoi tha se kishte rënë në kontakt me 70-vjeçarin të quajtur Kreshnik, pasi ky i fundit kërkonte në parukeri vajza të reja për t’i punësuar, pasi pretendonte se kishte një biznes të vetin.
Ajo tha se sapo ishte njohur me këtë gjë ka telefonuar 70-vjeçarin për të bërë takim dhe për të folur për punën, por aty arriti të kuptojë edhe qëllimet e vërteta të të moshuarit maniak.
Por për ta demaskuar maniakun vajza i lë takim në lokal dhe maniaku kaloi direkt në veprim, ku i kërkon vajzës që intervistën ta bëjnë në një dhomë hoteli.
Dhe pas konsumimit të kafes i moshuari dhe vajza e re nisen drejt hotelit, ndërkohë që ndiqen këmba-këmbës nga grupi i piranjave.
Sapo hyn në dhomën e hotelit e reja telefonon menjëherë Piranjat, ku kërkon ndihmë që të ndërhyjnë.