Connect with us

Politike

‘IPARD III’, Alibeaj: Nuk mbahet shtëpia me miell të huaj

Në Komisionin e sotëm të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për programin ‘IPARD III’, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj  duke iu referuar raportit të progresit të BE-së, ngriti pyetjen sesi është adresuar mbështetja buxhetore e qeverisë Shqiptare për këtë program. Ku ndër të tjera Alibeaj, kërkoi dhe një analizë krahasimore me atë të Kosovës dhe Maqedonisë. Zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura, Enio Zvici nuk ka dhënë shpjegime të mjafteushme duke u shprehur se skema për të cilën po flet deputeti demokrat nuk është njësoj dhe se për këtë do të lajmërohet.

PJESË NGA DISKUTIMI: 

Alibeaj: Dhe pyetja është e thjeshtë unë i referohem raport progresit të Bashkimit Evropian, meqë këto janë paratë e evropianëve, japin ata, është mirë që të dëgjojmë edhe ankesat që ata kanë. E thjeshtë! Dhe në raport proges kanë thënë një gjë të thjeshtë. Buxheti kombëtar i bujqësisë vazhdon të jetë i ulët dhe IPARD-i nuk duhet të përdoret si zëvendësim i mbështejes kombëtare, hskëputa vetëm këtë fjali. Rezulton që shuma që evropianët japin sic e keni thënë ju është 112 milionë euro nga viti 2021 deri në vitin 2027. Ndërkohë shuma që jep shteti shqiptar është 34 milionë, rreth 34 milionë lekë, por për kaq vite besoj. Domethënë evropianët japin trefishin e parave për shqiptarët, qeveria shqiptare jep vetëm 1/3, për 7 vite. Pyetja që kam unë në një analizë krahasimore, Si e adresoni ju këtë kërkesë të Bashkimit Evropian i cili thotë, duhet të jetë paraja e buxhetit të shtetit ajo që duhet të zërë vebndin kryesor dhe jo ndihma që jep BE në favor të bujqësisë dhe fermerëve shqiptarë. A mund të më bëni një analizë krahasimore, sa është mbështetja buxhetore e qevrisë Shqiptare krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë mos shkoni më larg. Besoj se këto janë përgjigje që s’kanë nevojë të na i tregoni me shkrim.  

Enio Civici: Në fakt ne sot jemi përgatitur për këtë program të IPARD III, në lidhje me pyetjen e parë që si po e adresoni, mund t’iu them se vazhdojmë ta risim buxhetin dhe për vitin 2022 vitin që po mbarojmë, buxheti i akorduar për bujqësinë ka arritur në 5.1 miliardë lekë. Fakti që komisioni evropian thotë që kemi bërë një punë shumë të mirë, IPARD II dhe për këtë arsye po iu rrisim 4% edhe IPARD III është një tjetër tregues që me ata po bashkëpunojmë shumë mirë, për të adresuar edhe këtë cështje që thatë. 

Alibeaj: Bashkimi evropian në raport progres thotë një gjë të thjeshtë në do japim para, i duam fermerët shqiptarë e duam produktin e fermerëve shqiptarë, por thotë edhe një gjë tjetër që ju shqiptarët, qeveria shqiptare duhet të jepni më tepër para se c’japin evropianët, edhe për nacionalizëm tek e fundit. Pyetja që kam unë, këtë kërkesë të atyre, si e adresojmë ne, pra qeveria shqiptare. Pra kur? Nëse po, qeveria shqiptare do të japë më tepër para sesa c’jep BE. Shtëpia me mjell të huaj nuk mbahet apo jo? Dhe pyetja e dytë është, një analizë, fermerët shqiptarë, sa para jep qeveria shqiptare dhe ma krahaso të lutem fermerit kosovar sa i jep qeveria kosovare, he qeveria maqedonase sa i jpe, fermerit maqedonas, për të kuptuar nga qeveritë, pavarësisht sesa është gjendja ekonomike e secilit prej shteteve, dhe ajo e Shqipërisë pretendohet të jetë më e mirë, për të kutpuar nëse qeveria shqiptare, dedikon para që u merr shqiptarëve për t’ua dhënë fermerëve. 

Enio Civici: Dhe në ndryshim nga IPARD II ku kontributi i shtetit ishte më i ulët, ne në këtë marrveshje të IPARD III duke qene së 20 % është e buxhetit të shtetit është një tjetër angazhim dhe brenda IPARD-it janë paratë e buxhetit të shtetit në masën 25 % dhe të aprovuar nga BE. Në lidhje me këtë analizë krahasimore, e para janë skema të ndryshime , do iu lajmërojmë. 

Advertisement