Connect with us

Kronike

EMRI/ U la i vdekur në mes të rrugës, identifikohet viktima

Pas tre ditësh, është identifikuar viktima që u gjet i pajetë në rrugën Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Viktima është shtetasi Dalip Xhakoi, banues ne fshatin Vidhas, Elbasan. 55-vjeçari ishte beqar dhe jetonte i vetëm.

Dalip Xhakoi u gjet më 23 dhjetor pa shenja jete anash rrugës në Papër të Elbasanit. Viktima është aksidentuar nga një makinë, e cila është larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Ai është lënë anash rrugës për rreth dy ditë, pasi banoret e zonës kanë menduar se ishte ne gjumë.

Advertisement