Connect with us

Bota

Lufta/ 2023 nis me bombardime në Kiev

Alarmi i sulmit ajror ra në rajonet e Kievit, Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia, Kherson, Mykolaiv, Kirovohrad, Vinnytsia, Cherkasy dhe Poltava. Media “Strana” raporton për një shpërthim në Dnipro, ndërsa agjencia “Tass” raporton për tre shpërthime në Zaporizhzhia dhe një në Melitopol. Sipas zyrtarëve ukrainas, sulmet me dronë orët e para të së hënës kishin në shënjestër  infrastrukturën kritike në Kiev dhe rajonin përreth, dhe kanë plagosur të paktën një person. Si pasoj e sulmeve kundrejt infrastrukturës energjitike raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike.

“Objektet e infrastrukturës energjetike u dëmtuan në sulmin e natës në kryeqytet. Në qytet janë zbatuar ndërprerje urgjente të energjisë elektrike.”, tha Vitalii Klitschko , Kryetar i Bashkisë së Kievit.

Deri në orën 3 të mëngjesit me orën lokale të së hënës (01:00 GMT), sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan 20 objekte ajrore mbi Kiev, sipas njoftimit nga administrata ushtarake e qytetit.

Sulmet pasuan një breshëri raketash dhe dronësh rusë që goditën Kievin dhe qytetet e tjera në natën e Vitit të Ri dhe herët në ditën e parë të Vitit të Ri. Të paktën tre persona u vranë në sulmet në Kiev dhe qytete të tjera të shtunën, ndërsa një person tjetër vdiq në një sulm në rajonin jugor të Zaporizhia.

Lajm në përditësim…

Advertisement