Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se po kryen operacione në veri të vendit për t’i hequr disa automjete që kanë mbetur e që për tri javësh barrikaduan veriun e Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në një postim të KFOR-it në Facebook.
Ndryshe, për tri javë rresht veriu i Kosovës ishte i barrikaduar nga disa automjete të vendosura nga grupet kriminale serbe, të cilat u vendosën pas arrestimin të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulme ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.