Lifestyle
Një zakon i keq që duhet ta ndryshoni
Shumë dietolog të njohur rekomandojnë të mos hani pas orës 18:00. Ky rregull nuk është universal, por shkencëtarët kanë vërtetuar se ngrënia e tepërt gjatë natës çon në shtim të konsiderueshëm në peshë.
Pse jemi veçanërisht të uritur gjatë natës?
Kur jemi në dietë, zakonisht dorëzohemi natën vonë. Ka tre arsye për këtë:
Uria e fshehur – një dietë e pabalancuar gjatë ditës çon në mungesë të lëndëve ushqyese në trup.
Psikologjik – kur përpiqemi të trajtojmë stresin duke ngrënë tepër.
Gjatë natës kur trupi është duke pushuar dhe papritmas ushqime të ndryshme të shijshme ju vinë ndërmend dhe zorrët që janë pothuajse në gjumë zgjojnë tek ju ndjenjën e urisë, por pavarësisht sa të uritur ndjeheni ju nuk duhet të hani.
Ushqimi nuk tretet siç duhet, nuk përthithet në pjesë të zorrës së hollë dhe në zorrën e trashë është i ekspozuar ndaj mikroflorës patogjene, e cila çon në krijimin e toksinave.
Trupi vuan, shëndeti i përgjithshëm përkeqësohet. Për më tepër, një tepricë e karbohidrateve gjatë natës çon në një çlirim të madh të insulinës, rishpërndarja e sheqerit në mëlçi dhe indin dhjamor dhe yndyra depozitohet në trup.
Si të parandaloni ngrënien e tepërt gjatë natës?
Hani vakte të balancuara gjatë ditës, rreth pesë herë.
Monitoroni shumëllojshmërinë e dietës suaj dhe sasinë e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve, makro dhe mikroelementeve që konsumoni.
Gjeni një mënyrë alternative për të përballuar stresin: shëtitjet në mbrëmje, sportet, joga ose shikoni filma.