Lifestyle
Shija Mahnitëse e Mini Mandarinave Shqiptare
Ato janë të mprehta në ëmbëlsinë e tyre dhe konsumohen gjërësisht në dimër dhe në pranverë.
Mini Mandarinat ose siç quhen Mandarinat kumkuat janë pjesë e familjes botanike Rutaceae.
Shija e tyre është e ngjashme me agrumet e tjera, por ndryshe nga ato, këto mandarina mund të hahen të plota me gjithë lëkurë.
Mandarinat kumkuat kanë qenë prej kohësh pjesë e traditës shqiptare, por kryesisht për zbukurim.
Fruti i vogël përmban 1 deri në 3 fara, por ka edhe nga ato mandarina që nuk përmbajnë fara.
Shija e ëmbël dhe pakëz e athët e këtyre mandarinave i ka bërë ato një burim ushqimor që në lashtësi.
Një nga faktet më befasuese të kësaj agrumeve është që mund të rritet lehtësisht në çdo cep të Shqipërisë, madje edhe në shtëpi, ballkon, kopësht etj.
Pemët e mandarinave kumkuat prodhojnë kokrra të vogla të shijshme. Fidanët mund t’i blini në treg dhe t’i mbillni nëpër vazo, me kosto minimale. Për një bimë të rritur mjaftueshëm nuk do të paguani më shumë se 2,000 Lekë.
Vlerat shëndetësore të mandarinave kumkuat
Mandarinat kumkuat përmbajnë minerale dhe vitamina. Ato përmbajnë sasi të moderuara të vitaminës A, riboflavinës dhe manganit, që janë thelbësore për mirëqenien e organizmit.
Më poshtë do të gjeni listën e përfitimeve që do të merrni nëse konsumoni mandarinat kumkuat në mënyrë të rregullt.
Forconi kockat
Përmbajtja domethënëse e kalciumit që këto mandarina kanë do të ndihmojë në mbrojtjen e kockave për një periudhë afatgjatë.
Mbrojnë sistemin tretës
Mandarinat kumkuat luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit tretës, gjithnjë nëse i konsumoni rregullisht. 8 kokrra mandarina ofrojnë 10 gramë fibër, dhe për më tepër ngrënia e tyre nuk është një gjë e vështirë.
Fibra që ato përmbajnë e ndihmon sistemin tretës të kryejë funksionet e veta në mënyrë efikase dhe të shëndetshme.
Ruajnë shëndetin e lëkurës
Mandarinat kumkuat përmbajnë sasi të mjaftueshme antioksidantësh dhe vitaminash, që i bëjnë ato ideale për të kuruar lëkurën nga ndikimi negativ i radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë rrudha, njolla dhe varjen e lëkurës.